15.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Pozhari: Albin Kurti i ka fajet për vendimin që të hapet ura mbi lumin Ibër

- Advertisement -

Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Aren Vitia ka komentuar vendimin e sotëm të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut që të hapet ura mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizjes së lirë.

- Advertisement -

Pozhari për këtë vendim ka dhënë komentin e tij.

“Është marr vendimi që të hapet ura mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë. Albin Kurti i ka fajet! “,- ka shkruar Pozhari.

- Advertisement -

E gjatë ditës së sotme në mbledhjen e mbajtur kryesuesi i kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, Nedzat Ugljanin, njoftoi se sot është marr vendimi që të hapet ura mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë.

Sipas tij, kjo erdhi me propozim të delegates Aida Doli, për çka 13 vota ishin pro, një kundër nga komuniteti serb dhe një abstenim nga komuniteti shqiptar që kërkoi të shtyhet vendimi.

“Është vendim i kuvendit komunal. Ne kemi vendosur të veprojmë sipas standardeve evropiane për lëvizje të lirë. Po e shohim nga ana pozitive këtë”.

- Advertisement -

Ai po ashtu shtoi se vendimi i sotëm do të shkojë në ministri të Punëve të Brendshme, dhe që i bie atyre të vazhdojnë tutje.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -