Portieri i Ipswich Town, Aro Muriq, po kalon momente shumë të rënda me skuadrën e tij kundër Manchester Cityt.
Ndonëse ekipi i tij kaloi i pari në epërsi ndaj “Qytetarëve” në minutën e 7-të përmes Sammie Szmodics, gjithçka mori tatëpjetën 3-4 minuta më pas.
Në minutën e 11-të, portieri i Kosovës Aro Muriq, pësoi golin e parë nga Haaland nga pika e bardhë. Tre minuta më pas, u ndëshkua nga De Bryne (’14), kurse golin e tretë e “hëngri” në minutën ’15 nga i pandalshmi, Erling Haaland.