16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Politikanja serbe: Kosova është humbur, Serbia duhet të pajtohet me këtë fakt

Sociologja dhe politikanja serbe, Vesna Peshiq, ka thënë se derisa Kosovës i “janë dhënë” të gjitha institucionet kryesore që e bëjnë një vend të pavarur, tanimë është qesharake që të dyja palët, po “grinden nëpër tavolina”.

Ajo beson se Serbia duhet të pajtohet me faktin se Kosova është e humbur, shkruan N1.

- Advertisement -

“Kosova nuk ka se si të kthehet”, tha Peshiq dhe shtoi se pak rëndësi ka nëse do të ketë targa RKS apo KM, por se më e rëndësishme është se si të jetohet në Kosovë.

Vesna Peshiq beson se situata rreth Kosovës ka ndryshuar shumë, sepse “amerikanët janë shumë të përfshirë për të dhe Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken vazhdimisht monitoron se çfarë po ndodh atje”.

“Qëllimi është zvogëlimi i ndikimit rus në Ballkan”.

- Advertisement -

Megjithatë, Peshiq thotë se Serbia “nuk do t’i ngrejë duart nga veriu i Kosovës, sepse ka popullatë shumicë serbe dhe Serbia nuk heq dorë nga aneksimi i saj”.

Derisa për propozimet e mëparshme për ndarjen e Kosovës, politikanja serbe thotë se nuk do të ketë ndarje, por se problem mbetet veriu.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -