fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Politikani serb e thotë hapur: Republika e Kosovës, realitet

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Realiteti i Kosovës është Republika e Kosovës. Dhe kjo duhet t’i thuhet popullit. Haptas. Mjaft me rrena, mitomani e fshehje. Sa më parë që e pranojmë realitetin, aq më shpejt do të jemi në rrugën e së ardhmes”, ka shkruar të premten politikani opozitar në Serbi, Boban Bodganoviq, në një editorial për gazetën “Danas”.

Bogdanoviq është politikan opozitar në Serbi. Ai është kryetar i subjektit “Odgovor”.

Më 14 dhjetor pati vizituar Kosovën, ku nënshkroi marrëveshje me nismën qytetare “Liri, Drejtësi, Mbijetesë” të ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq.

- Advertisement -

Në kolumnen për “Danasin”, Bogdanoviq ka përshkruar takimin që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimin e ka përshkruar si miqësor e të mirëkuptueshëm.

Bodganoviq është shprehur i habitur me qasjen diplomatike të Kurtit edhe kur i drejtohej presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Politikani serb ka thënë se me Kurtin kanë pasur pajtim se duhet më shumë angazhim opozitar serb në Kosovë.

- Advertisement -

Bodganoviq, që e cilëson veten përfaqësues të “gjeneratës së re të politikanëve serbë”, ka thënë se nuk dëshiron të fshihet prapa fakteve dhe se nuk i cilëson si tradhtarë ata që e pranojnë realitetin politik të Kosovës.

Një sërë vendimesh politike në periudhën nga viti 1999 e deri më sot e njohin Kosovën, duke përfunduar me Marrëveshjen e Brukselit.

Pushteti legjislativ dhe ekzekutiv janë nën juridiksionin e Republikës së Kosovës dhe gjithçka është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Çdo organizatë politike në Republikën e Kosovës është e regjistruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e saj.

- Advertisement -

Qytetarët e Kosovës mbrohen nga ligjet e Kosovës, qoftë nëse janë serbë, shqiptarë apo të komuniteteve tjera etnike.

Këto janë fakte dhe unë, si përfaqësues i gjeneratës së re të politikanëve serbë, nuk dua të fshihem prapa fakteve dhe të akuzoj gjithkënd që e pranon realitetin politik të Kosovës se është tradhtar, siç bën presidenti i Serbisë, ai që ka kontribuar më së shumti që Kosova të jetë shtet i pavarur”, ka thënë Bogdanoviq.

Bogdanoviq është shprehur se nuk preferon të luajë me nacionalizmin e rremë për Kosovën. Ai ka thënë se një lojë me Kosovën i bën dëmin më të madh serbëve të Kosovës.

“Shoh kah e ardhmja sepse s’kam kohë për të kaluarën”, ka përfunduar shkrimin ai.

- Advertisement -

Të fundit

Krasniqi – Kurtit: Kur do ta shkarkoni Berishajn?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -