17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Politico: Gjermania po shtrëngon qasjen ndaj Turqisë, turqit i merr malli për Merkelin

Politico e interpreton përplasjen e mendimeve mes Baerbok dhe Çavusoglu në konferencën e përbashkët për shtyp gjatë vizitës së ministres së Jashtme gjermane në Stamboll si një shenjë të forcimit të qëndrimit të Gjermanisë ndaj Turqisë.

Siç theksohet në artikull, ministri i Jashtëm turk ishte i zemëruar me komentet e bëra më herët atë ditë nga Baerbok gjatë vizitës së saj në Athinë, duke vënë në dukje deklaratën e ministres së Jashtme gjerman se “ishujt grekë të Lesbos, Kios, Rodos dhe shumë të tjerat janë toka greke dhe askush nuk ka të drejtë t’i vërë në dyshim”. Në raport përmendet edhe deklarata e Mevlut Çavusoglu se i ka marrë malli për Angela Merkel.

“Kur Merkel ishte atje, pozicioni i Gjermanisë ishte i balancuar, ajo mund të ndërmjetësonte”, tha Çavusoglu, duke shtuar se “vendet e treta, përfshirë Gjermaninë, nuk duhet të jenë një mjet provokimi dhe propagande veçanërisht nga Greqia dhe pala greke qipriote”, tha ai./abcnews.al

Të fundit
Lajme të lidhura