6.3 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Policia ua bën STOP të gjitha aktivitetet sportive ilegale serbe në Kosovë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka lëshuar urdhër për të ndaluar garat ilegale të Serbisë në territorin e Kosovës.

Vendimi vlen për ndalimin e të gjitha aktiviteteve sportive të të gjitha klubeve sportive që nuk janë të regjistruara ose të licencuara në Federatat respektive në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Për vendimin është njoftuar edhe e ashtuquajtura “Federatë e Futbollit e Kosovës dhe Metohisë”, që funksionon në kuadër të Federatës së Futbollit të Serbisë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi “Kosovo-Online“, që ka publikuar edhe vendimin, ku mes tjerash thuhet” “Me urdhër të drejtorit gjeneral të Policisë së Kosovës, kolonelit Gazmend Hoxha, kërkohet që: TË NDALOHEN të gjitha aktivitetet sportive të klubeve që NUK janë të regjistruara/licencuara në federatat në Republikën e Kosovës, ku aktivitetet e tyre janë në kundërshti me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Kërkohet nga drejtoritë regjionale që përmes personelit të tyre të angazhohen në terren dhe të marrin të gjitha masat ligjore dhe policore për të ndaluar zhvillimin e ngjarjeve që janë në kundërshtim me ligjin”.

- Advertisement -

Për mediumin në fjalë është deklaruar edhe Igor Uljarevic, kryetari i të ashtuquajturës “Federatë e Futbollit e Kosovës dhe Metohisë”.

Ai ka treguar se pardje janë njoftuar gojarisht disa klube, ndërsa dje është marrë njoftim me shkrim se nëse organizohet ndonjë ndeshje, madje edhe seanca stërvitore, policia do të ndërhyjë.

Uljarevic tha edhe se kanë njoftuar Federatën e Futbollit të Serbisë për këtë situatë, teksa përmendi edhe një tjetër lidhur me hendbollin.

- Advertisement -

“Kur ndodhi incidenti në kategoritë më të reja, menjëherë të nesërmen, policia erdhi tek personi përgjegjës që organizoi këtë ndeshje dhe e kërcënoi se do t’a arrestonte nëse do të përsëritej diçka të tillë, apo nëse do të vazhdonte të stërviste fëmijët. Nuk e di se ku u ndalohet fëmijëve të luajnë sport, kjo duhet të jetë e ndarë nga politika. Kjo është forma më e madhe e diskriminimit. Sinqerisht, ne do të vazhdojmë të veprojmë në marrëveshje me FSS. Kemi shtyrë për këtë fundjavë ligën derisa të shohim se çfarë do të bëjmë dhe si do t’a bëjmë. Për sa i përket kategorive më të reja, ata vazhdojnë të stërviten, të paktën deri tani”, ka thënë Uljarevic.

Kujtojmë se lidhur me këtë kishte reaguar ditë më parë edhe Federata e Futbollit e Kosovës. Mes tjerash, FFK-ja kishte kërkuar nga organet përkatëse të shtetit që urgjentisht të merrnin masa duke ndaluar këtë aktivitete ilegale.

Nga shtëpia e futbollit kosovar u tha se do të informojnë edhe UEFA-n lidhur më këtë situatë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -