16.9 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Policia u shpërndanë ujë veteranëve të UÇK-së që po protestojnë

Nga ora 09:30, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë filluar protestën e tyre në shenjë kundërshtimi për miratimin e djeshëm të Projektligjit për Pagën Minimale, ku kjo kategori nuk u përfshi.

Veteranët e UÇK-së janë duke qëndruar në oborrin e Kuvendit, ku prezente është edhe Policia e Kosovës, e cila po kujdeset që mos të ketë ndonjë incident.

Por këta të fundit, pak më parë, u kanë shpërndarë ujë veteranëve.

Më parë U.d. u kryetarit të veteranëve të “UÇK”, Faton Klinaku, ju ka kërkuar protestuesve të qëndrojnë të qetë dhe të mos e sulmojnë Policinë e Kosovës.

Të fundit
Lajme të lidhura