Llogaria në Facebook e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e cila numëron mbi 325 mijë ndjekës, është rikthyer në menaxhim të personave kompetentë, pas rreth një jave që ishte hackuar nga persona të panjohur.
Klan Kosova merr vesh se rasti është lajmëruar në polici dhe se po zhvillohen hetime për të gjetur përgjegjësit.
Po ashtu bëhet e ditur se përveç ndryshimit të fotos së profilit dhe largimin e mbiemrit në faqe, nuk ishte bërë ndonjë ndryshim tjetër.
Postimi i fundit aty daton më 2 nëntor të vitit 2020, kur Thaçi dënoi sulmin e ndodhur në Vjenë të Austrisë.