17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Policia: Pati të shtëna drejt policisë, por s’pati të pIagosur, kemi informacione se disa qytetarë shqiptarë janë maItretuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në veri të vendit ka patur të shtëna me armë zjarri, por për fat të mirë nuk ka të pIagosur.

Nga Policia e Kosovës kanë theksuar se janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maItretuar qytetarët shqiptarë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve poIicore, por fatmirësisht nuk ka të pIagosur.

Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar Iëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bIIokimit të rrugëve.

Të fundit
Lajme të lidhura