fbpx
0.5 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Policia i thotë mediumit serb: Disa shqiptarë janë ankuar se nuk ndjehen të sigurt në veri

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Pas njoftimit për ta rritur praninë e saj në veri të vendit, Policia e Kosovës pak orë më pas ka nisur ta zbatojë vendimin e marrë. Në veri tanimë është rritur numri i policëve.

Mediat serbe raportojnë se numër dukshëm më i madh i policëve të Kosovës vërehet në Lagjen e Boshnjakëve, ku jetojnë një numër i madh i shqiptarëve.

- Advertisement -

Për Kossev, Policia e Kosovës ka deklaruar se vendimi për shtimin e prezencës policore, vjen si rezultat i ankesave nga shqiptarët në veri, të cilët kanë thënë se nuk ndjehen të sigurt në këtë situatë.

“Qëllimi është mbrojtja e pjesëve të qytetit ku jetojnë enti të përziera, pas disa ankesave nga shqiptarët e Veriut se ata nuk ndihen të sigurt”, ka deklaruar Policia.

Media ka raportuar se policët janë vendosur në disa pika në grupe të vogla dhe se situata është e qetë tani.

- Advertisement -

Të fundit

“Çartet” komandant Sulstarova: Kroatët e ndalën Asociacionin me luftë

Enis Sulstarova, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ka dashur t’ua rikujtojë qytetarëve të Kosovës se “Kroacia me Iuftë...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -