23.4 C
Pristina
E hënë, 5 Qershor, 2023

Policia gjeti në vendngjarje sëpatë dhe Iitar, detaje nga vdekja e dyshimtë në Skenderaj

- Advertisement -

Të rekomanduara

I riu Azem Shaqiri nga fshati Klinë e Ulët e Skenderajt, gjatë ditës së djeshme është ndarë nga jeta në rrethana ende të paqarta. 28-vjeçari fillimisht u dërgua në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, e më pas u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ku edhe u konfirmua vdekja e tij nga stafi mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar detaje të reja nga ngjarja tragjike që tronditi Skenderajn.

- Advertisement -

Sipas burimeve, gjatë ekzaminimeve në vendin e ngjarjes janë gjetur një sëpatë, një litar dhe një telefon celular.

Ndryshe, rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar mbrëmë edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se prokurori i rastit ka urdhëruar hetime për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ndërkohë për vdekjen e Azemit kanë njoftuar edhe familjarët e tij dhe tifogrupi i Drenicës ‘Shqiponjat e Zeza’ ku i ndjeri ishte anëtar.

- Advertisement -

“Qyteti jonë sot në zi! Sot Drenica ka humbur njërin ndër tifozët më besnik e ne një antarë të pashoq! Azem, sot jemi të mërzitur tejmase me ikjen tënde por ti do mbetesh gjithmonë i gjallë tek ne! Shqiponjat e zeza shprehin ngushllimet më të sinqerta për familjarët e vëllaut tonë dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta sepse humbja e tyre është edhe humbja jonë!”, thuhet në reagim.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Peci i reagon Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se ministri...

Më shumë