14.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Policia e pret në Aeroport kosovarin e shpallur në kërkim, ia vënë prangat posa zbret nga aeroplani

- Advertisement -

Pas qëndrimit në arrati për një kohë, kosovari i kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, ndaj të cilit kishte urdhëresë aktive, është kapur të mërkurën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

- Advertisement -

I dyshuari A.G., ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm”. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Policia zbarkoi në Aeroport posa e kuptoi që i njëjti ishte nisur të kthehej në Kosovë

Posa i njëjti ka zbritur dhe ka përfunduar procedurat e nevojshme është kapur nga Policia dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, teksa është vënë në dijeni edhe Gjykata Themelore në Pejë.

- Advertisement -

Me aktvendim të lëshuar nga gjyqtarja e këtij rasti, të dyshuarit i është sekuestruar pasaporta dhe gjatë ditës së sotme ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -