Policia e Kosovës ka kryer bastisje sot në dy lokacione në veri të vendit, ku janë konfiskuar rreth makina për mihjen e kriptovalutave.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.
Makinat e konfiskuara janë marrë nga dogana për procedura të mëtutjeshme.
“Sot në orët e paradites pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut ne rrugën “Çeta e Minatorëve” dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave. Dogana e Kosovës i ka pranuar këto duke marr parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani