23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Policia assesi ta gjejë vajzën që mbushi veturën plotë naftë dhe iku pa paguar

Një rast ka bërë bujë në Bosnjë ku një vajzë në një pikë karburanti mbush veturën plot dhe ikën pa paguar.

Në pamjet e publikuara në kamerat e sigurisë, vajza i kërkon punëtorit që t’i mbushë me karburant veturën dhe më pas është largohet me shpejtësi nga pika e karburantit.

Sipas raportimeve të mediave në Bosnjë, vajza që kishte mbushur rezervuarin e veturës me rreth 100 euro derivate, ende nuk është kapur nga policia.

Nga pika e karburanit ku ka ndodhur ngjarja kanë konfirmuar se vajza në fjalë ende nuk është kapur. Ata kanë thënë se madje nuk e dinë as identitetin e saj.

“Nuk e dimë, por na besoni se do ta postonim menjëherë nëse do ta dinim. Ashtu siç postuam videon e arratisjes. Emrin e saj do ta ndanim kudo, që të gjithë ta dinë se kush është, por sikur e ka përpirë toka”, kanë deklaruar nga pika e karburantit për mediat boshnjake.

Të fundit
Lajme të lidhura