4C
Pristina
20 Prill, 2021 - 09:40

Polici rrëzon plakun përtokë pa mëshirë gjatë protestës në Shkup

Një pamje e rëndë është publikuar nga Klan Maqedoni ku shihet se si një plak kalimtar gjatë protestës rrëzohet qëllimisht nga ana e një polici të njësisë speciale maqedonase.

Nga pamjet e publikuara, plaku po kalonte i lirë dhe anën e e kundërt të protestuesve, kur në një moment pjesëtarët e njësisë speciale po vraponin pas protestuesve, që ishin në një distancë të largët, përcjell INA.

Duke e goditur plakun, njëri e ka përplasur për tokë dhe pamjet tregojnë qartë. Ky polic mund të idenfitikohet nëse do të ketë një hetim të brendshëm të kontrollit të brendshëm të MPB-së. Pritet që pamja virale të adresohet edhe në MPB dhe se shumë qytetarë edhe publikisht i kanë dërguar thirrje publike MPB dhe partisë shqiptare në pushtet BDI që të shoh veprimin e kësaj policie.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese