fbpx
-0.6 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

“PoIitika”: Britania e Madhe dhe Kosova po ndërtojnë baza ushtarake në veri

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Gazeta pro-qeveritare serbe “Politika” pretendon se Britania e Madhe dhe Kosova janë duke ndërtuar në veri edhe dy baza të tjera, kështu që deri në prill do të jenë gjashtë baza policore dhe sipas këtij plani është paraparë edhe ndërtimi i një baze ushtarake, mu në vijën kufitare me Serbinë, transmeton Paparaci.

“Thyerja e izolimit ndërkombëtar të Kosovës” është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë”, shkruan tutje gazeta.

- Advertisement -

Sipas kësaj gazete, mbështetja e fuqishme ushtarake e Londrës për zhvillimin e FSK-së ka qenë e dukshme vitet e fundit dhe është reflektuar jo vetëm në stërvitje, por edhe në dhurimin e armëve moderne, sistemeve antitank dhe baterive raketore.

Edhe pse, siç pretendon ky promotor i propagandës së Vuçiqit, “ekzistenca e këtij formacioni është në kundërshtim me bazën e Rezolutës 1244 sipas së cilës vetëm KFOR-i mund të veprojë ligjërisht në Kosovë”, Britanisë së Madhe kjo nuk i intereson dhe haptazi “shkel të drejtën ndërkombëtare”. Dhe derisa Berlini po përpiqet ta fusë Kosovën në Këshillin e Evropës, në ndërkohë Londra përmes misioneve ushtarake, po bën gjithçka për të “ringjallur” FSK-në, pretendon koj gazetë.

- Advertisement -

Të fundit

Deputeti i VV-së: Haradinaj, partneri i parë i Zajednicës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka shpërndarë një postim të ish-kryeministrit Ramush Haradina, duke thënë se ai është...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -