Poeti i cili jeton në mërgim, Mentor Thaçi, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë produkte serbe.
Ai thotë se nuk duhet të ‘ledhatohet’ dora e atyre që I shkaktuan gjenocid Kosovës.
“Qysh na lejon sedra … dinjiteti … që të blejmë produkte, realisht proDHIME serbe, prej atyre që bëjnë ¢mos të na zhdukin, kanë bërë dhe ribërë elaborate gjenocidale, fashizoide, hegjemone, … për shfarosjen tonë kolektive etnike dhe ne i financojmë ekspeditat e tyre shfarosëse duke ua ble proDHIMET, e që kemi1001 mundësi zëvendësimi?!”, ka shkruar Thaçi.
Mes tjerash ai ka thënë se çdo arsyetim tjetër nga ata që blejnë produkte serbe, është i kotë.
Postimi i plotë:
O njerëz të dashur, popullatë e përvuejtun, … mbi të gjitha te një person me integritet moral e atdhetar dhe njerëzor, do duhej të ishte dinjiteti, sedra e paprekshmërisë, gjë që neve shqiptarëve po na mungon, e kemi nëpërkëmbur dhe përdhosur tmerrësisht, për Shtet të mos flasim fare!
A ka gjë më dëshpruese se të ledhatosh doren e kriminelit vrastar, të gjenocidbërësit?!
Njësoj si kafsha që ledhaton doren me thikë të kasapit e që pret në rend për therje?
Qysh na lejon sedra … dinjiteti … që të blejmë produkte, realisht proDHIME serbe, prej atyre që bëjnë ¢mos të na zhdukin, kanë bërë dhe ribërë elaborate gjenocidale, fashizoide, hegjemone, … për shfarosjen tonë kolektive etnike dhe ne i financojmë ekspeditat e tyre shfarosëse duke ua ble proDHIMET, e që kemi1001 mundësi zëvendësimi?!