fbpx
7.5 C
Pristina
5 Dhjetor, 2021 - 20:20

“Po mbetemi pa energji elektrike” – edhe Kina lëshon paralajmërim

Rekomandime

Provinca Liaoning, në pjesën verilindore të Kinës, paralajmëroi sot se situata me mungesën e energjisë elektrike po përkeqësohet.

Kjo po ndodh pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të rritur furnizimin me qymyr dhe për të menaxhuar konsumin e energjisë elektrike në kushtet e krizës energjetike pas pandemisë që po prek shumë vende të botës.

Autoritetet ndërlidhëse ngritën nivelin e paralajmërimit për deficitin e energjisë elektrike në nivelin më të lartë të dytë sot, për herë të pestë në dy javë, duke deklaruar se deficiti mund të arrijë pothuajse 5.0 gigavat (GW), raporton Reuters.

Më shumë artikuj

Të fundit