5.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Po e kuptojnë që kanë humbur Kosovën”

- Advertisement -

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për zgjedhjet në shtetin e tij dhe për rrezikun që po i kanoset Malit të Zi nga nacionalizmi serb.

- Advertisement -

Gjukanoviq ka thënë se në Ballkan “nacionalistët gjithmonë kanë një fillim të ulët”, dhe se besojnë që politika e tyre e fillim viteve të 90-ta nuk ishte e gabuar, megjithatë shton se “e kanë kaluar keq”.

Politikani malazez thotë se nacionalistët serbë mendojnë se janë në një moment të mirë për shkak të mbështetjes nga Rusia dhe sipas tij po përpiqen të arrijnë synimet që nuk i kanë arritur në fillim të viteve të 90-ta.

- Advertisement -

 “Kjo është përafërsisht filozofia e ofruar nga nacionalistët ballkanikë që mbështeten në mbështetjen e Rusisë dhe për këtë arsye i rikthejnë të gjitha ato luhatje në rajon në tërësi”, ka thënë Gjukanoviq.

Gjukanoviq në këtë intervistë ka thënë se edhe gjatë kësaj fushate zgjedhore ka pasur ndërhyrje nga jashtë, duke thënë se “kjo ndodh në vazhdimësi dhe sot që flasim janë në funksion të gjitha potencialet e nacionalizmit serbomadh, nga ana financiare, mediatike. , abuzimet e kishës…”.

Ai tutje ka thënë se është e dukshme që nacionalizmi për “Serbinë e Madhe” është shumë aktiv në Ballkan dhe këta nacionalistë po e kuptojnë që po afron momenti kur do të duhet të përballen me faktin se e kanë humbur Kosovën dhe se tashmë do ta shohin Malin e Zi si opsion, por rithekson se s’do të ketë dorëzim përballë diçkaje të tillë.

- Advertisement -

“Vetëm dikush që nuk është i interesuar për jetën dhe politikën ballkanike nuk e sheh se nacionalizmi serbomadh është shumë aktiv, që aktorët e tij e kuptojnë se po afron momenti kur do të duhet të përballen me faktin se Kosova është e humbur dhe do të donin të siguronin disa alternativa ndërkohë, ndonjë kompensim në formën e ndikimit të zgjatur të Serbisë në rajon. Dhe supozoj se nuk i habit askujt që shikimi i parë shkon te Mali i Zi”, vlerësoi ai dhe theksoi se “është i sigurt se njerëzit janë të vetëdijshëm për këtë” dhe se “nuk do të dorëzohemi lehtë para presionit të askujt”.

Presidenti malazez përsëriti vlerësimet e tij të mëparshme se “bota serbe” është një miniaturë e “botës ruse”, duke shprehur besimin se dënimi i kësaj ideje në qarqet ndërkombëtare nuk është ende “në nivelin e duhur”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -