fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Plani evropian “arrë e fortë” për Serbinë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Autoritetet në Serbi tashmë kanë bërë të ditur se ditët në vijim për ta do të jenë mjaft të vështira sa i përket situatës politike.

Kjo pasi, siç thonë ata, do të ndërmarrin vendime të vështira, por të njëjtit shtojnë se këto vendime do t’i publikojnë, ani pse presidenti Vuçiq, pas takimit me emisarët perëndimorë ka deklaruar se momentalisht nuk do të bëhet asgjë e ditur.

- Advertisement -

Këto vendime të shtetit serb do të jenë në kuadër të atij që tani po quhet “Plani evropian”.

Ky plan, në bazë të raportimeve, i pranuar nga krerët serbë, brenda vetes ka anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Milan Krstiq nga Fakulteti i Shkencave Politike, në një prononcim për RTK-në ka thënë se parimi në qarkullim e sipër është ai i modelit të dy Gjermanive, me disa modifikime.

Pra, nuk do të ketë njohje formale, por normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

- Advertisement -

Veç kësaj, ai ka shtuar se pavarësisht asaj nëse Kosova do të pranohet në OKB, nuk do të ketë bllokim nga ana serbe.

Gjithsesi, nuk kishte si të mungonte edhe diskutimi mbi Asociacionin, ajo që në Serbi po konsiderohet çështje mbi çështjet.

Sipas Dragan Popoviq nga Qendra për Politikë Praktike, kjo do të diskutohet, ose tregtohet, siç parapëlqeu ta quajë ai.

- Advertisement -

“Kjo çështje do të tregtohet. Kjo është arsyeja pse Asociacioni do të jetë e fundit, si çështje e nivelit të anëtarësimit të Kosovës në OKB, do të jetë – bëne Asociacionin, por pastaj edhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.

“Ose marrëveshje, ose sanksione”
Në fakt, se Vuçiqi do të ketë ultimatum nga evropianët, ka raportuar ditë më parë edhe mediumi pro-regjimit të tij, Novosti.

Madje, thuhet që menjëherë pas takimit me emisarët, i pari i serbëve ishte takuar edhe me patriarkun Porfirije për t’i treguar në detaje rreth asaj çfarë kërkuan euro-amerikanët.

Për ditë të vështira, popullin serb e informoi edhe kryeministrja Ana Bërnabiq. Kjo e fundit ka thënë se asgjë nuk do të fshihet.

“Asgjë nuk fshihet dhe asgjë nuk do të vendoset pa qytetarët tanë”, ka thënë Bërnabiç për median tjetër pro të të njëjtit regjim, TV Pink.

Sipas saj, Serbia që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ka qenë në situatë më të vështirë, duke shtuar se presionet “po bëhen gjithnjë e më të forta”.

Ajo fajësoi opozitën në Beograd për këtë, ndërsa përsëriti se interesat e Serbisë dëmtohen nëse do t’i vendosin sanksione Rusisë.

- Advertisement -

Të fundit

Çfarë do të thotë “magnituda” dhe “intensiteti” i tërmetit?

Madhësia dhe intensiteti i një tërmeti janë dy koncepte që shpesh ngatërrohen. Magnituda e tërmetit përcaktohet nga vlera e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -