Derisa më 23 prill është planifikuar të mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, incidentet në atë pjesë të vendit sa vinë e shtohen.
Rasti i fundit ishte plagosja e serbit Milan Jovanoviç, i cili nuk iu bind udhrave të Policisë së Kosovës.
Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka pezulluar nga detyra katër zyrtarë policorë.
Rasti është dënuar nga institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare, derisa nuk kanë munguar as komentet tendencioze nga Serbia.
Lidhur me këtë çështje, për gazetën “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.
Fillimisht, ai tha se zyrtarët që dhanë dorëheqje, gabuan, dhe se u mor vesh se prapa tyre qëndron presidenti serb.
“Situata e tensionuar që një kohë të gjatë në ato pjesë të veriut, ku janë të banuara me popullatë shumicë serbe, e ku para një kohe të gjitha institucionet e shtetit sikur gjyqësia, prokuroria, policia kanë dhanë dorëheqje nga ato profesione shtetërore, prandaj tani në ato pjesë të veriut është dashur të mbulohen ato vende të punës me zyrtar gjyqësor, prokuror dhe policë të tjerave komuna të Kosovës, që të jetësohen pa pengesa ligjet e Kosovës në ato pjesë. Në kohërat kur kanë dhënë dorëheqje policia dhe zyrtarët tjerë serbë, kryetari i Serbisë Vuçiq, i dekoronte ata, prandaj kjo e dëshmonte se prapa dorëheqjeve të policisë qëndron vet Vuçiqi, dhe duke e pa tani gabimin që e kanë bërë me lëshimin e shërbimit, e që ndërkohë janë pranua polic të rinj serb në Policinë e Kosovës, që ditëve në vijim e kryejnë kursin dhe i mbulojnë ato pjesë”, thotë ai.
Sipas tij, edhe plagosja e serbit, mund të jetë e bërë nga serbët për të arritur qëllimet e tyre si në rastin “Panda” në Pejë në kohërat e paraluftës.
“Tani shteti i Serbisë përmes njerëzve te saj militant serb, që janë të angazhuar në ato pjesë për ta destabilizuar rendin dhe qetësinë në ato komuna me veprime kriminale bëjnë veprime të tilla që ta destabilizojnë gjendjen. Jo rastësisht afër urës së Bistricës në Zveçan është vendosur tabela me paralajmërim -“Policia Speciale e Kurtit po qëllon ndaj serbëve”, kurse dy ditë më parë u plagos një serb në veri, për të cilin rast është duke e investigua-hulumtua Inspektorati i Policisë dhe prokuroria, edhe që janë marrë në pyetje policët që kanë qenë në detyrë në ato pjesë të territorit. Pritet që hulumtimet do ta zbardhin këtë rast, por mos të harrohet se policia serbe me luftërat speciale që i bënë në këto kohëra, për t’i arritur qëllimet e saj munden që edhe policët që kanë punuar ma parë si policë për t’i pëdorur për të arritur qëllimet e tyre duke i marrë në shënjestër me armë zjarri edhe qytetarët e tyre serb për t’i arritur qëllimet e tyre si në rastin “Panda” në Pejë në kohërat e paraluftës. Prandaj, hulumtimet nga ana e policisë e Kosovës dhe prokuroria duhen të jenë të përpikta dhe t’i kryejnë ato hulumtime në përputhshmëri me ligjet e Kosovës”, shprehet ai.
Më tej, ai shton se Serbia me destsbilizimin e Kosovës synon pjesët e veriut si pjesë më të pasura me pasuri nëntokësore që i ka Kosova.
“Serbia vazhdimisht tenton ta destabilizojë ato pjesë të veriut të Kosoës, që të përfitojë së paku ato pjesë të veriut si pjesë më të pasura me pasuri nëntokësore që i ka Kosova. Me këtë Vuçiq do t’ia arrinte qëllimit të tij, që me politikat e tij arriti t’i shkëputë ato pjesë Kosovës, edhe që tani Hashim Thaçi me Isa Mustafën më nuk janë në pushtet e të cilët ata i patën premtuar Vuçiqit ndërrimin e territoreve, dhe me këtë sukses që do t’ia arrinte Vuçiqi në këto kohëra kur Kryeministër i Kosovës është Albin Kurti i cili po bën çmos duke i rezistuar qëllimeve të Vuçiqit, Vuçiqi edhe shume vite do të qëndronte në pushtet në Serbi”, .
Në fund, Tërnava, deklaron se Serbia nuk duhet ta harrohet se në Kosovë operon ende KFOR-i.
“Marrë në tërësi situata politike në Kosovë edhe mund të tensionohej, por mos të harrohet se Serbia e di mirë që tërësinë e territorit të Kosovës e garanton KFOR i cili është pjesë përbërëse e NATO-s, dhe Serbia e ka përvojën e saj me NATO-n, me bombardimet që i përjetoj në vitin 1999, dhe me këtë u arrit kapitullimi i Serbisë me nënshkrimin e marrëveshjes të Kumanovës. Tani në gjitha këto rrethana që edhe u arritur marrëveshja në Ohër me 18 mars 2023, mes Vuçiqit dhe Kurtit, për një pajtim sipas marrëveshjes franko-gjermane, dhe mos-pengim në anëtarësimin e institucioneve ndërkombëtare të Kosovës, Vuçiq edhe që do të tentojë tani ta shmang marrëveshjen në Ohër, ndërmjetësuesit ndërkombëtar që kanë marrë pjesë në atë marrëveshje të Ohrit, do t’i hakmerren atij shteti që nuk do t’i përmbahet marrëveshjes së arritur. Në këtë rast është Vuçiqi ai i cili po e shmang marrëveshjen e që e ka të qartë se çfarë mund ta pres. Shteti i Kosovës duhet të sillet si deri më tani në përpikëri për jetësimin e marrëveshjes së Ohrit, dhe të është gjithnjë e gatshme në bashkëpunim me KFOR-in dhe institucionet e saj shtetërore sikur që e ka ushtrinë dhe policinë në mbrojtje të territorit të shtetit të Kosovës, të cilën pavarësi e kanë njohur 118 shtete të botës”, përfundon eksperti i sigurisë.