7.9C
Pristina
25 Janar, 2021 - 15:14

Pjesëtarët e Policisë bëjnë 108 km vrapim në nderim të Adem Jasharit dhe festës kombëtare!

Mbrëmjen e sotme, pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës së bashku me disa vullnetarë, janë nisur nga shtatorja e Zahir Pajazitit, në qendër të Prishtinës, drejt Prekazit të Adem Jasharit.

Vrapuesit janë nisur drejt Prekazit dhe pritet të mbërrijnë nesër në mëngjes.

Naim Foniqi, ideator i kësaj iniciative, theksoi për “Indeksonline” se këtë nismë e ka marrë për ta nderuar sakrificën e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe ditën e flamurit.

Foniqi thotë se ky vrapim do të jetë i gjatë 108 km si simbolik e 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Itinerari i kësaj maratone do të përshkojë në disa fshatra të rajonit të Drenicës.

Pjesëmarrës në këtë organizim janë edhe disa pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.

Komandanti i kësaj Njësie, majori Alban Jetullahu tregoi se për këtë sfidë janë të përgatitur pasi që janë edhe pjesëtarë të klubeve vrapuese të “Kosova Trail”, “Running Asociacion”…

Ai thotë se kjo maratonë nuk ka qëllim garues, por event përkujtues. Jetullahu tregoi se vrapimi do të zgjasë 13 deri 15 orë.

Ndryshe, ata planifikojnë që në cak të arrijnë në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

error: Përmbajtja mbrohet !!