13.4 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

Piraj, Dërgutit: Turp për deklaratën ndaj Kurtit, ju po shprehni dëshirën për konflikt në veri!

Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj e ka quajtur skandaloze deklaratën e ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti e cila përdori fjalë banale në drejtim të kryeministrit, Albin Kurti.

- Advertisement -

“Kjo deklaratë përveç e ndyrë është shumë skandaloze! Kjo vetëm pse ka urrejtje për Kurtin po e shpreh hapur dëshirën për konflikt në veri e mundësisht me pa veriun të okupuar nga Serbia! Turp për një ish deputete”, ka shkruar ai në një fotografi të postuar në Indeksonline.

Kujtojmë se kryeministri Kurti, në një intervistë për Die Welt ka deklaruar se si rezultat i manovrave ushtarake të Serbisë, është e nevojshme që në Kosovë të rritet numri i forcave të NATO-s.

- Advertisement -

E kjo deklaratë i kishte ‘penguar’ ish-bashkëpartiakes. “Paj, me sen të huej, dhandërr nuk hyhet”, shkroi ajo.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -