6.5C
Pristina
20 Prill, 2021 - 10:15

Piloti i ‘American Airlines’ ndesh një UFO gjatë fluturimit: Pyesni në FBI!

Një avion pasagjerësh i “American Airlines” që udhëtonte nga Cincinnati në Phoenix u ndesh me një UFO mbi verilindjen e New Mexico të dielën pasdite.

Piloti në fluturimin 2292 transmetoi në radio rreth orës 13:00 CST se UFO-ja po fluturonte pikërisht mbi ta, sipas një transmetimi të regjistruar nga Steve Douglass në blogun e tij “Deep Black Horizon”.

American Airlines verifikoi për Fox News se transmetimi është nga fluturimi 2292.

“A keni kapur ndonjë objekt këtu sipër? Se ne pamë diçka që kaloi fiks sipër nesh,” tha piloti në transmetimin e radios.

“E urrej ta them këtë, por dukej si objekt i gjatë cilindrik që ngjante si një lloj rakete që lëvizte me të vërtetë shpejt. Ai kaloi fiks sipër nesh.”

American Airlines konfirmoi që transmetimi në radio është autentik, por nuk dha ndonjë koment tjetër mbi takimin e mundshëm me alienët.

“Pas një njoftimi me ekuipazhin tonë të fluturimit dhe informacionin shtesë të marrë, ne mund të konfirmojmë që ky transmetim radio ishte nga Fluturimi 2292 i American Airlines në 21 shkurt,” i tha një zëdhënës i “ American Airlines”, televizionit Fox News në një deklaratë. “Për çdo pyetje shtesë në lidhje me këtë, ne ju inkurajojmë të kontaktoni me FBI.”

FBI nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të martën.

Fluturimi 2292 ishte rreth 37,000 metra në kohën kur e ndeshi objektin dhe Albuquerque Center nuk u përgjigj sepse trafiku ajror lokal ndërhyri, sipas Douglass.

Avioni vazhdoi të ulej në Phoenix, Arizona.

Neë Mexico është vendi i “White Sands Missile Range” e cila ndodhet në pjesën jugore të shtetit dhe përshkruhet si “fusha më e madhe, e instrumentuar plotësisht dhe e hapur” e Departamentit të Mbrojtjes. Fusha e Raketave të” White Sands” nuk iu përgjigj një kërkese për koment të martën.

Mijëra vëzhgime për UFO-t raportohen çdo vit, por ndeshja e tyre me pilotët ka marrë vëmendje të shtuar kohët e fundit. Në shkurt 2018, dy pilotë ndeshen ndaras me një objekt që rrezatonte dritë afërsisht 50,000 metra mbi Arizonën lindore.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese