Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja e dënon ashpër pIagosjen që ka ndodhur në Shtërpcë gjatë pasdites së të premtes, shkruan Gazeta Express.
Stano ka thënë se është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të bëjnë një hetim të plotë për këtë krim të neveritshëm dhe që drejtësia të vihet në vend.
Ai ka uruar shërim sa më të shpejtë për dy të pIagosurit, njëri fëmijë dhe tjetri një burrë i ri, raporton Express.
“BE me vendosmëri dënon pIagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vendoset.
I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano.