5.3 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Petrovci për ish-udhëheqësit e UÇK-së: Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësuesa e badigarda

- Advertisement -

Aktori Enver Petrovci në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin”, ka përdorur gjuhë absolutisht përçmuese ndaj ish-udhëheqësve e ish-komandantëve të UÇK-së, teksa thurte lavdata për Kryeministrin aktual Albin Kurti.

- Advertisement -

Sipas Petrovcit, Kurti ka lexuar libra që nga mosha dy-tre vjeçare, ndërsa për ish-udhëheqësit e shtetit thotë se erdhën rastësisht në shprehje. Pëtrovci e ka shtrembëruar totalisht të vërtetën duke thënë se “lufta i ka bërë këta”, pa e përmendur faktin se në fakt këta e kishin bërë luftën.

“Unë menoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kshtu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jom i sigurt ma shumë ka lexu ky se sa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë Kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj. Kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurgjo s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujt me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë.” – ka thënë Petrovci.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -