29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Petkoviq merr guximin ta qortojë Jorn Rhoden që mbështeti Kurtin, nuk ia njeh titullin ambasador e quan përfaqësues

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka marrë guximin që ta qortojë ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rhode.

Madje Petkoviq nuk ia njohu titullin si ambasador, por e quajti ‘përfaqësues’.

- Advertisement -

Petkoviq e ka shpërndarë në rrjetin social Twitter shkrimin e ambasadorit gjerman, ku nga takimi që pati me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se shtyerja e vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse janë legjitime.

Petkoviq përveç që e quajti Rhoden si ‘përfaqësues i Gjermanisë’ tha se ai nuk po e thotë të vërtetën sa i përket vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse.

“Përfaqësuesi gjerman në Prishtinë nuk po thotë të vërtetën! Si ndodh që shkelja e marrëveshjes dhe lëvizjet e dhunshme të @albinkurti të jenë legjitime? Sa është legjitime heqja e targave? Si ndodh që përfaqësuesi gjerman në Prishtinë heshti për këtë?”, shkroi Petkoviq.

- Advertisement -

Petkoviq shtoi se nuk ka mundësi që sic e quan ai ‘konfiskimi i dokumenteve personale të serbëve’ të jenë legjitime.

“Si ka mundësi që është legjitime konfiskimi i dokumenteve personale nga serbët në K&M? Ku e thotë kështu? Çfarë ndodhi me themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe të cilën serbët e kanë pritur për gati 10 vjet, e cila është e vetmja gjë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit?”, tha ai.

Ai mori guximin edhe ta qortojë Gjermaninë, duke thënë se nuk bëri asgjë për themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe.

- Advertisement -

“Pse Gjermania nuk bëri asgjë për Asocacionin? Përpara çdo interpretimi të njëanshëm, lexoni me kujdes marrëveshjet e mëparshme!”, shtoi ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -