16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Petkoviq: Kurti shkoi fshehurazi në veri, Bërnabiq u prit nga mijëra serbë (VIDEO)

Drejtori i të ashtequajtures Zyre Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka komentuar vizitën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në veri, duke thënë se ai bëri xhiro “të fshehta” atje.

- Advertisement -

Ai tha se suksesin e vizitës së kryeministres serbe Ana Bërnabiq, në veri të Kosovës e tregon fakti që siç tha “të nesërmen Kurti shkoi në veri për të bërë fotografi”.

“Vetëm se Ana Bërnabiq u prit me entuziazëm nga mijëra serbë, ndërsa Kurti fshehurazi duhej të kalonte nëpër veri, që të mos e takonte rastësisht ndonjë serb”, është shprehur Petkoviq, shkruan Kosovoonline.

Sipas tij, qëllimi i vetëm i Kurtit është të shkaktojë tensione, provokime dhe destabilitet.

- Advertisement -

“Nuk ka dyshim se Kurti e mbante mend mirë se si populli serb i tregoi pa mëdyshje se nuk kishte çfarë të kërkonte në veri të Kosovës kur për herë të fundit u përpoq publikisht të shkelte në një mjedis serb”.

Më tej, Petkoviq deklaroi se Kurti e ka përcjellë me vëmendje vizitën e Bërnabiq, teksa shtoi se ka bërë mirë, pasi sipas tij, ka mundur të mësojë se si të dërgojë mesazhe paqeje.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, vizituan veriun e vendit në ditën e themelimit të Policisë së Kosovës, ku bënë homazhe tek vendi ku u vra polici Enver Zymberi.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -