fbpx
-1.2 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Petkoviq: Kurti e dërgoi policinë me tyta të gjata në Veri në ditën e Samitit në Tiranë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka pretenduar se me urdhër të kryeministrit Albin Kurti janë dërguat trupa policore në Zubin Potok – ka edhe përmendur tyta të gjata.

Ai ka thënë se kjo po ndodh në ditën kur po mbahet Samiti BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë.

- Advertisement -

Sipas tij “kjo për të imponuar zgjedhjet lokale në komunat veriore”.

“Albin Kurti sot ka dërguar policë me tyta të gjatë në ambientet e komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës dhe Metohisë për të tentuar dhunshëm të përgatisë terenin për mbajtjen e zgjedhjeve të paligjshme të tij”, ka shkruar Petkoviq në Facebook.

Ai po ashtu ka pretenduar se gjoja kjo është demonstrim brutal i forcës.

“Ky është demonstrimi më brutal i forcës dhe provokimi i tensioneve dhe provokimeve të reja nga Prishtina e cila po tenton të zbatojë masat e saj të paligjshme dhe të njëanshme me dhunë dhe veprime të njëanshme dhe të provokojë një destabilizati të ri për mundësi në budallallëqe”, ka pretenduar ajo.

- Advertisement -

Ai ka pretenduar pa prova që Kurti “dëshiron ta destabilizojë Veriun”.

- Advertisement -

Të fundit

A është e rrezikshme të pish kafe me stomakun bosh?

Shumë njerëzve u pëlqen të pinë kafe në mëngjes. Megjithatë, disa të tjerë pohojnë se pirja e kafesë me...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -