15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Petkoviq i reagon Sveçlës: Policia e Kosovës në Veri duhet të operojë nën urdhërat e Drejtorisë së Veriut

Petar Petkoviq, drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, i është kundërpërgjigjur në Twitter minsitrit të Mbrojtjes, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se “Policia e ka të drejtën të shkojë në Veriun e Kosovës pa lejen e KFOR-it për ta ruajtur sigurinë”.

- Advertisement -

Sveçla i është referuar deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq i cili ka thënë se “Policia e Kosovës s’mund të shkojë në Veri”.

E Petar Petkoviq ka thënë se “përkundër se në Veri janë 95 për qind serbë, e sipas tij “Policia e Kosovës në Veri duhet të operojë nën urdhërat e Drejtorisë së Veriut”.

“Nëse Xhelal Sveçla thotë se PK-ja ka të drejtë të veprojë edhe në veri, kjo mund t’i referohet vetëm Drejtorisë së Policisë Veri, e cila sipas marrëveshjes së Brukselit përbëhet nga 95 për qind serbë. Problemi është se Sveçla asnjëherë nuk ia ka njohur atë të drejtë Drejtorisë së Policisë Serbe-Veri, të cilën ai gjithmonë e anashkalonte”, ka shkruar ai në Twitter

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -