14.3 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Petkoviq: I kemi ruajtur letërnjoftimet serbe, nuk do të heqim dorë nga targat KM

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë për RTS se me këtë marrëveshje ruhen letërnjoftimet e serbëve që jetojnë në Kosovë si dhe paqja dhe stabiliteti. Ai ka shtuar se serbët nuk do të heqin dorë nga tabelat “KM”.

Petar Petkoviq, tha se ky është një vendim shumë i rëndësishëm dhe domethënës pas një Iufte të gjatë dhe të vështirë diplomatike në javët e fundit, sipas tij, nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

“Ne arritëm të arrijmë një marrëveshje dhe të marrim garancitë e BE-së, që ishte gjëja më e rëndësishme për ne, dhe që në fakt do të thotë se ne arritëm të ruanim letërnjoftimet serbe për serbët që jetojnë në Kosovë”, tha Petkoviq.

Ai tha se kartat e identitetit serb, dhe për rrjedhojë, siç thotë ai, ekzistenca e shtetit të Serbisë në zonën e Kosovës, janë ende të vlefshme, si dhe, sipas tij, serbët do të përdorin vetëm dokumentet e tyre, të cilat janë lëshuar nga Republika e Serbisë.

“Ishim në prag të një krize dhe konflikti të rëndë, të cilin në radhë të parë e dëshironte Albin Kurti në veri të Kosovës, për të ri ndezur fuçinë e barutit në zonën e Ballkanit Perëndimor. Arritëm të vinim në një marrëveshje dhe të gjendet një zgjidhje… Serbët nuk do të heqin dorë nga targat KM”, thaPetkoviq.

- Advertisement -

Petkoviq tha se ky është “hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve, kur bëhet fjalë për respektimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes”, transmeton Klankosova.tv

“Ne jemi në pritje të bisedimeve edhe për çështjen e targave, ku situata është shumë më e vështirë, sepse Albin Kurti refuzon të pranojë targat KM, duke qenë se serbët në Republikën e Kosovës nuk do të heqin dorë nga targat KM, të cilat lëshohen nga Republika e Serbisë”, thotë Petkoviq.

Ai thekson se kanë arritur të ruajnë paqen dhe stabilitetin.

- Advertisement -

“Është veçanërisht e rëndësishme që ne kemi arritur të bëjmë një deklaratë, domethënë një “mohim ” brenda kornizës së marrëveshjes ”, thotë Petkoviq.

“Mohimi i përgjegjësisë, në fakt tregon qartë se me pranimin e ndërsjellë të dokumenteve personale ne nuk e njohim dhe as “do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës. Ajo për të cilën është rënë dakord është një kompromis. Kjo është ajo që ne insistojmë gjatë gjithë kohës. Ne mund të ecim përpara dhe të arrijmë një marrëveshje, nëse ka një kompromis”, thotë Petkoviq.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -