4.8 C
Pristina
25 Janar, 2021 - 01:05

Petkoviç: Opozita ka bërë gjithçka të humbet Kosova, tash flasin se ne e tradhtojmë

Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë Petar Petkoviç ka theksuar se fakti se shqiptarët e Kosovës e sulmojnë presidentin e Serbisë Vuçiq më së miri flet për atë se kush mbron intersat serbe në Kosovë. “Nuk sulmojnë ata Mlagjend Gjorgjeviçin, Jeremiçin as Gjillasin” tha ai, shkruan “B92” .

Lidhur me politikën e opozitës, ai tha se ajo nuk ekziston , nuk ka program të qartë as ide konkrete.

“Këtu kemi vetëm urrejtjen ndaj Vuçiqit dhe asaj që punohet mirë. Kemi rritje të pagave, pensioneve edhe pako të re ndihme dhe qytetarëve dhe bizneseve e familjare iu kemi dhënë mbi 6 miliardë euro gjatë pandemisë. Kur ndërtohen fabrika, autostrada, sulmohet presidenti duke kërcënuar me jetë familjen, kjo është e palejuar. Kur shihni këto dhe nga vijnë sulmet kuptohet qëllimi – shkelja e vendit të vetë për të dëmtuar Vuçiqin dhe qeverinë” tha ai.

Sipas tij tash përfaqësuesit e opozitës duan të mbrojnë Kosovën , ndërsa kur ishin në pushtet kanë punuar tjetër gjë.

“E keni parë çfarë ka bërë Borko Stefanoviç, si u marr vesh me krerët t Departamnetit të Shtetit për ndaljen e pranimit të Kosovës që mos të rrezikohet Tadiç, kështu ata kanë udhëheq shtetin, pastaj vendosën kufijt mes serbëve, sollën EULEX-in, e ndërruan mbrojtjen e Kosovës nga OKB në BE dhe bënë gjithçka për të humbur Kosovën e tash na akuzojnë për tradhti” tha Petkoviç.

Ai foli për Mlagjan Gjorgjeviç kur ishte këshilltar i Tadiçit gjatë të cilës kohë Kosova u njoh nga 90 shtete, ndërsa në kohën e pushtetit aktual u tërhoqën 18 njohje.

Reagon Gjorgjeviq dhe deklaratën e cilëson në kufij të veprës penale

Kreu i Lëvizjes “Çlirimi” Mlagjan Gjorgjeviç reagoi në deklaratën e Petkoviç se “me Prishtinën kërkohet zgjidhje kompromisi”, përbën kufi të veprës penale.

Ai përmendi nenet 306 edhe 307 të ligjit penal ku sanksionohet ndarja dhe pranimi i okupimit në një pjesë territori që dënohet me burgim, duke njoftuar se një grup i profesorëve ka padit Vuçiqin për këtë çështje.

“Petkoviç dhe shefi i tij le të merren vesh çka të flasin, pasi ka një muaj që kanë thënë se Serbia nuk ka nënshkruar asgjë as nuk ka dorëzuar, ndërsa sot Petkoviç pranon nënshkrimin e 48 marrëveshjeve dhe se pala serbe i ka përmbushur disa prej tyre.

Gjorgjeviç tha se shtrohet pyetja çfarë ka dorëzuar Vuçiq dhe çka përmbajnë këto 48 marrëveshje, pasi shumëçka fshihet nga opinioni.

Ai kërkoi publikimin e të gjitha marrëveshjeve duke nënvizuar se Lëvizja që ai drejton pas ndërrimit të pushtetit do kërkoj anulimin e të gjitha marrëveshjeve me autoritetet në Prishtinë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

error: Përmbajtja mbrohet !!