5.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Pësoi vdekje klinike, 56-vjeçari kthehet në jetë nga mjekët e Spitalit të Gjilanit

- Advertisement -

Një 56-vjeçar nga fshati Remnik i VItisë, kishte pësuar vdekje klinike, por falë intervenimit të ekipit të emergjencës në Spitalin e Gjilanit, I.S është kthyer në jetë.

- Advertisement -

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë drejtori i Spitalit Arsim Emini.

Emini tha se pacienti në fjalë kishte pasur dhimbje në gjoks.

- Advertisement -

“Është sjell me autoambulancë nga QKMF-ja në Viti. Ekipi i internistëve dhe kardiologëve ka intervenuar dhe është bërë defibrilimi. Pas analizave është konstatuar se ka pasur infarkt. Ai ka pasur vdekjes klinike, pra zemra nuk ka funksionuar si pompë gjaku”, tha Emini.

Ai theksoi se më pas është dërguar në QKUK.

“Atje sipas informatave që kemi është bërë kateterizimi dhe më pas edhe stentimi. Gjendja e tij po përcillet nga mjekët e Klinikës së Kardiologjisë Invazive të QKUK-së”, tha ai.

- Advertisement -

Ekipi kujdestar i internistikës dhe emergjencës të Spitalit të Gjilanit ishte në përbërje të:

-Dr. Besim Guda;

– Dr. Begush Canaj;

– Dr. Ismet Ramadani.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -