20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Peskov: Ne mund ta ndalim Iuftën sot por Ukraina duhet të dorëzohet

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se pala ukrainase mund të ndalojë armiqësitë në një kohë të shkurtër duke urdhëruar ushtrinë ukrainase të heqë armët.

“Pala ukrainase mund të ndalojë gjithçka para fundit të ditës së sotme,” tha Peskov.

Duke komentuar thirrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy drejtuar Perëndimit për të rritur furnizimet me armë në Kiev, në mënyrë që lufta kundër forcave ruse të mund të përfundojë para dimrit, Peskov tha se pala ukrainase mund t’i japë fund asaj deri në fund të ditës dhe se ajo ishte e nevojshme t’i jepej një urdhër ushtrisë ukrainase, të linte armët dhe të plotësonte kushtet e Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë vazhdimisht se trupat e vendit të tij nuk do të dorëzohen dhe se përfundimisht do të jenë fitimtare në luftë.

Të fundit
Lajme të lidhura