16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Përveç Kosovës, Norvegjia do të mbyllë ambasadat edhe në këto shtete

Qeveria norvegjeze ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme do të mbyllë pesë stacione të huaja vitin e ardhshëm, duke përfshirë tre ambasada, një zyrë ambasade dhe një konsullatë të përgjithshme.

Përmes një komunikate të lëshuar më 9 shtator, qeveria theksoi se Ministria do të rrisë stafin në disa misione të huaja në vitin 2023, veçanërisht në Evropë, për të përballuar ngarkesën e punës, transmeton SchengenVisaInfo.com .

- Advertisement -

Në këtë drejtim, ambasadat që do të mbyllen në vitin 2023 janë ato në Bratislavë (Sllovaki), Kolombo (Sri Lanka) dhe Prishtinë (Kosovë). Në të njëjtën kohë, zyra e ambasadës në Antananarivo (Madagaskar) dhe konsullata e përgjithshme në Hjuston (SHBA) gjithashtu do të mbyllen vitin e ardhshëm.

“Prania diplomatike e Norvegjisë në Kosovë, Madagaskar, Sllovaki dhe Sri Lanka do të trajtohet në një mënyrë të ndryshme, për shembull, nga një ambasadë norvegjeze aty pranë, ose duke emëruar një ambasador me bazë në shtëpi për një vend individual” , thuhet në deklaratë.

Norvegjia aktualisht ka 101 misione të huaja jashtë vendit, përfshirë ato që do të mbyllen. Megjithatë, me këto ndryshime, Norvegjia do të ketë më pak misione të huaja, por afërsisht të njëjtin numër diplomatësh të postuar si tani.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -