Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi ka publikuar në rrjetet sociale një video nga aeroporti i NATO-s në Kuçovë, i cili pritet të përurohet më 4 mars.
Në postimin e ministrit shkruhet mes tjerash se kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës Ajrore të Shqipërisë, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.
“Edhe pak ditë nga përurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s. Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale”, shkruan Peleshi.
Baza ajrore e Kuçovës ishte pjesë e bisedimeve dypalëshe mes kryeministrit Edi Rama Rama dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Bliken, gjatë vizitës që zyrtari i lartë amerikan zhvilloi së fundmi në Tiranë. Shefi diplomacisë amerikane zbuloi se kjo bazë do të ketë ndihmën e të gjitha vendeve partnere në NATO-s për pajisjen e saj me teknologjinë më të fundit.