5.1 C
Pristina
25 Janar, 2021 - 06:16

Personi që sulmoi Valon Sylen është nga Gjakova, familjar i zyrtarit të PDK-së

Gazetari dhe publicisti kosovar, Valon Syla, është sulmuar nga një person i panjohur sot në mes të ditës në Prishtinë. Sulmuesi është identifikuar nga Policia e Kosovës dhe është në kërkim të tij.

Bëhet fjalë për Bashkim Jupën nga Gjakova, me vendbanim në Zvicër. Bashkim Jupa është vëlla i zyrtarit të lartë të PDK-së, Bekim Jupa. Incidenti është dënuar nga politikanë e zyrtarë të lartë në vend.

Valon Syla njihet për qëndrimet e tij kritike ndaj diasporës shqiptare, gjë e cila dyshohet se ka nxitur gjakovarin për këtë sulm.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

error: Përmbajtja mbrohet !!