16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Përralla me mbret e Vucic për Kosovën: Kur të na kthehet fitimtare ushtria, këto pemë kumbullash do të drejtohen thotë legjenda

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në një panair kumbullash në Osecina mbajti edhe një fjalim patetik kur tha se Serbinë e pret një përpjekje e rëndë për mbrojtjen e serbëve, siç e quan, ‘Kosovë e Metohi’, i shtoi këto kohëve të vështira edhe ndikimin e krizës në Ukrainë, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

“Në një kishë në Serbi rriten gjashtë kumbulla të kërrusura në drejtim të Kosovës. Kur pas kungimit ushtria po kalonte afër kishës, kumbullat u kërrusën në atë drejtim duke u lutur së bashku me kalorësit serbë për fitore – kështu thotë legjenda që tregon se këto gjashtë kumbullat do të drejtohen kur të kthehet ushtria triumfuese” tha Vucic në fillim të fjalimit të tij.

Siç tha ai si zakonisht me dramatizëm ‘para Serbisë është një përpjekje e vështirë për të ruajtur serbët në Kosovë e edhe për shkak të krizës në Ukrainë, por ajo që është e rëndësishme “që gjithmonë të bëjmë ç’është e mundur ta mbrojmë atdheun”.

Vucic sa luan liderin e trazuar e sa atë të paepurin që po e mban me sakrificë të madhe barrën e shtetësisë me seriozitet dhe përgjegjshmëri siç thotë. Duhet të kenë kujdes porositi ai e të udhëhiqen serbët me politikë të mençur, që të ruhen interesat dhe e ardhmja e fëmijëve të saj.

- Advertisement -

Me dramë të madhe renditi gjoja rreziqet që gjoja po e kërcënojnë Serbinë, njëkohësisht rriti vetes peshën se është ai i vetëm që po i ndalon kërcënimet. “Po ruajmë vendin dhe ata që po ia mësyjnë tokës tonë të cilët i paralajmërojmë se nuk do të përsëriten ‘Stuhitë’ dhe ‘Rrufetë’ dhe askush nuk do i përndjekë në traktorë apo asgjë tjetër”.

Vucic pass hyrjes së gjatë ku renditi sukseset ekonomike tha se me “nuk beson se do të ketë përparim sa i përket çështjes së targave me Prishtinën”. Por shtoi se shpreson se do të zgjidhet problemi me dokumentet. Ai gazetarëve në panair të kumbullave u tha se shpreson se do të pranohet që Serbët nga Kosova do të mund që me dokumente të Serbisë të shkojnë në Kosovë dhe të kalojnë vijën administrative, siç e quan kufirin, por kjo do të mësohet ditëve të ardhshme.

“Më thirrën që të respektoj marrëveshjen e 2011’s e unë iu thashë se ne jemi të gatshëm të respektojmë të gjitha marrëveshjet e vitit 2011’të, por disa gjëra të caktuara nuk shkruhen në to dhe nuk mund të na detyrojnë të pranojmë gjëra që nuk shkruhen” tha Vucic.

- Advertisement -

Vucic siç duket nuk ka hequr dorë nga ende nga tabelat serbe të veturave të qytetarëve serbë në Kosovë dhe po e përdorë në Pazar megjithëse se ato edhe me marrëveshje duhej të largoheshin. Sa për to, ai tha se Prishtina konsideron se mund të lëvizet me tabelat të Beogradit, por jo edhe tabelat KM, pasi Beogradi sipas këndvështrimit të tyre Beogradi është në Serbi, e ‘Mitrovica e Kosovës’ nuk është.

Ai tha se është çështje kohe kur do të ketë një krizë tjetër më të madhe, e cila nënkuptohet si kërcënim, me mundësi të mohimit pastaj si i viktimizuar, siç bën rëndom presidenti serb.

“A do të jetë 1 shtatori apo 10 shtatori, ata me 1 shtator nisin me ndryshimin e tabelave, e afatin e kanë dy muaj, mund ta paramendoni tensionin e atyre dy muajve si do të jetë” tha Vucic.

I pyetur nëse 1 shtatori do të jetë ditë normale, Vucic gjeti kohë të tallë opozitarët serbë dhe shoqërinë civile atje për ankesat rreth çështjeve të arsimit i ra rrotull përgjigjes: “Përveç vajti në të gjithë Serbinë për shkak të çantave të shkollës, nuk mendoj se mund të merremi vesh për diçka me 1 shtator, e ai pararegjistrim zgjat dy muaj”.

Vucic tha se me prfaqsuesit e posaçëm të BE’së dhe SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, dy orë ka biseduar për Asociacionin e Komunave Serbe dhe kjo do të jetë tema e cila pritet që të hapet.

“Nuk do të mund  të lëvizet para aspak pa Asociacionin e Komunave Serbe” porositi Vucic.

Ai njoftoi se sot pasdite do të ketë konsultime telefonike rreth situatës në Kosovë dhe se hollësitë do t’i tregoj nesër, kur edhe mandatarin për kryeministër të qeverisë së re serbe.

I pyetur se për kë mendonte kur tha se “Prishtinës të gjitha i janë dhënë në pjatë”, Vucic tha se nuk e kishte ndërmend asnjë politikan apo gjeneratë të posaçme serbe për ta fajësuar, por që bëhet fjalë për një vazhdimësi të një politike të keqe që nga të 60’tat e shekullit të kaluar kur siç tha, në Kosovë serbët paskëshin qenë gati 28 përqind sipas tij.

“Këto janë gabimet tona pasi gjithmonë ishte më lehtë të jetoje në Beograd sesa në Prishtinë. Ato me të cilat sot po negocioj, po e mbroj Borko Stefanovic në çdo bisedë pasi kjo është në interesin e Serbisë. Po e shfrytëzoj çdo presje nga ato marrëveshje dhe po i interpretoj ashtu siç i përshtatet Serbisë” tha Vucic.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -