14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Përplasja e Kurtit me Hillin, ish ministri: Biden personalisht i kërkoi Hillit të kthehet si ambasador

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Chrisopher Hill, duke thënë se Presidenti Biden i ka kërkuar personalisht atij që të kthehet për të shërbyer si ambasador në Ballkan.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Selimi ka thënë se Biden i ka kërkuar Hill që të kthehet nga pensionimi për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje paqeje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

“Pak njerëz e dinë se Presidenti Biden i ka kërkuar personalisht Ambasadorit Hill që të kthehet nga pensionimi dhe të shërbejë në Ballkan për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje paqeje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë. Hill ka qenë i dërguari kyç në Rambuje& Doktor Honoris Causa i Universitetit të Prishtinës”, ka shkuar Selimi.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur edhe njëhërë ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill i cili të martën ka deklaruar se “Serbia ishte e përanditur në dialog, por jo edhe pala tjetër”.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se SHBA-ja e ka ambasadorin në Prishtinë me të cilin më 31 korrik është koordinuar për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve.

“Është e vërtetë që në vitet e 90’ta, por edhe derisa kur e kemi shpallur pavarësinë, ambasadori i SHBA-ve për Kosovën ka qenë në Beograd”, tha Kurti. “Mirëpo që nga shpallja e pavarësinë ne kemi ambasador të SHBA-ve në Prishtinë dhe me këtë ambasador ne kemi biseduar më 31 korrik”.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -