fbpx
-0.6 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Përplaset Çitaku me ish-këshilltarin e Thaçit: Unë jam nënkryetare e PDK-së

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka raguar ndaj statusit të ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Artan Behrami lidhur me reagimin e opozitës për qështjen e targave.

Bahrami në një postim në facebook ka shkruar duke thënë ‘Albini foli, Vjosa foli, BE-ja foli, Britania foli, Gjermania foli. A ka ndonjë mendim opozita a jo? Apo po e presin Ameriken me folë?’, ndërkohë që në një koment i është kundërpërgjigjur z. Çitaku duke i thënë se ajo është nënkryetare e PDK-së dhe se qëndrimet për këtë qeshtje është dashur t’i merrë tek ajo.

- Advertisement -

Tutje Çitaku në këtë koment ka reaguar edhe për statusin e Donjeta Sahatçiu ku Behrami kishte ironizuar duke thënë se ‘Mirë që foli opozita, tani kemi qartësi dhe mund të flejmë rehat!’, duke thënë se edhe ajo ka të drejtë të jap mendimin e saj.

“E Donjeta është një vajzë briliante, profesioniste, nënkryetare e Kryeqytetit. Pse a nuk bënë me pasë Donjeta mendim a?!”, ka komentuar Çitaku.

- Advertisement -

Të fundit

ZbuIimi i skeIeteve dhe Gjigandët e Çamërisë

Shkruan: Fahri XHARRA Flitet se dikur në Tokë jetonin njerëz gjigandë. Disa besojnë në këtë teori e të tjerë jo....
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -