fbpx
-0.6 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

PërpIasje e ashpër mes AIbuIena Haxhiut dhe Imer MushkoIajt: Shko pyeti serbët

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është duke iu referuar kriminale njerëzve që nuk ka ndonjë vendim nga gjykata për këtë çështje.

Sipas Mushkolajt, ministrja e Drejtësisë duhet të jetë shumë më e kujdesshme në deklarimet e saj.

- Advertisement -

“Unë po e kuptoj qëllimin që ka Albulena Haxhiu, është duke tentuar ta bëjë dallimin në mes të njerëzve të cilët i kanë vendosur barrikada edhe njerëzit që kanë qëndruar te barrikadat. Me fal unë nuk e pranoj një dallim të tillë sepse edhe deklarata e përbashkët e lëshuar nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimit Evropian flet për garanci”, ka theksuar Mushkolaj.

“Nëse nuk është kështu atëherë Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të dalë edhe të thotë SHBA-ja dhe BE-ja po gënjen, nuk ka kurrfarë garancie”, ka deklaruar Mushkolaj.

Për analistin Mushkolaj, SHBA-ja dhe BE-ja nuk do ta bëjnë kurrë një gafë të tillë.

Ndërkohë ministrja Haxhiu tha se deklarata e përbashkët ndërmjet SHBA-së dhe BE-së duhet të kuptohet ne formën e duhur, pasi sipas saj qeveria nuk ka lista të emrave të përveçshëm, qeveria nuk ka lista të cilët duhet të arrestohen.

- Advertisement -

“Kjo është punë e Prokurorisë edhe Policës edhe jo Qeverisë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndërsa, Mushkolaj i ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti “ i kishte vizatuar se kush janë njerëz”.

Sipas Mushkolajt, Kurti kishte thënë se ” këto janë barrikada të njerëzve me uniforma të errëta, njerëz që janë tullac e me mjekra që e imitojnë Drazha Mihlloviçin”

- Advertisement -

Më tej, Mushkolaj ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë që barrikadat nuk janë larguar vetvetiu.

Ndërsa, Haxhiu ka thënë se “për largimin e barrikadave nuk ka pasur as një garancion nga Qeveria e Kosovës”.

“Pse i hoqën serbët barrikadat” e ka pyetur Mushkolaj ministren e Drejtësisë.

Ajo i është kundërpërgjigjur duke i thënë “shko pyeti serbët ose besoj kryeministrit të Kurti që s’ka pasur garancione”.

Mushkolaj ka thënë se deklarata e Albin Kurtit është skandaloze kur ka thënë se ‘Serbët vetë i kanë vendosur, vetë i kanë larguar” sipas tij kjo deklaratë tregon që nuk ka kurrfarë kontrolle në veri të Kosovës pasi “serbët kur dëshirojnë vendosin barrikada, kur të dëshirojnë i largojnë, plagosin Policë të Kosovës”.

Haxhiu i është kundërpërgjigjur duke i thënë “ti po me thua që këta persona të mos i quaja kriminelë, ata që plagosin pjesëtarë të Policisë së Kosovës”.

- Advertisement -

Të fundit

“A e ka Kurti gati letrën e dorëheqjes?” – kjo është përgjigjia e Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka ndërmend të dorëhiqet,...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -