3.8C
Pristina
1 Mars, 2021 - 22:44

Përkrahje masive për VV-në edhe në Suharekë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka vazhduar ecjet elektorale nëpër qytete të Kosovës.

Albin Kurti i shoqëruar nga numri dy në listën e partisë së tij, Vjosa Osmani dhe shumë mbështetës të Vetëvendosjes, sot kanë vizituar Therandën.

Gjatë kalimit nëpër qytet mbështetës të shumtë janë parë teksa mbanin flamuj të shteteve mike në duar, por flamujt kombëtar ishin dominuesit.

Edhe në Therandë, qytetarët mbuluan rrugët duke thirrur emrin e Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Albin Kurti para të pranishmëve ka zbuluar pjesë nga programi qeverisës i LVV-së.

Gjatë ditës së djeshme Kurti, Osmani e kandidatë të tjerë të kësaj partie janë mirëpritur edhe në Gjakovë, Shtime, Viti, Dardanë e Lipjan.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1068893013610582

Të fundit

Të tjera nga rubrika