0.6C
Pristina
28 Janar, 2021 - 13:42

Përfundon mbledhja e LDK-së, Gashi: Nuk u fol për koalicionet, biseduam për listën e kandidatëve për deputetë

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka bërë të ditur ka përfunduar mbledhja e kryesisë së këtij subjekti që e kanë mbajtur këtë të premte.

Gashi në një konferencë për media ka thënë se ata diskutuan për çështje të organizimit të fushatës dhe gjëra teknike.

“Kjo ishte më shumë një mbledhje koordinuese, biseduam për ndërtimin e kritereve për kandidatët e ardhshëm për deputetë. Diskutuam edhe për koordinimin e fushatës zgjedhore dhe për gjëra të tjera teknike”.

Gashi ka thënë se nuk beson që LDK-ja do të ketë koalicione para zgjedhore me ndonjë subjekt tjetëë politik.

“Nëse do të ketë ndonjë listë të koalicionit atë do ta dorëzojmë kemi afat po besoj deri më 12 janar si ka thënë KQZ-ja”, ka thënë Gashi para mediave.

Të fundit

Të tjera nga rubrika