8.1 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Përdhosja e flamurit kombëtar nga hoxha është liri e shprehjes

- Advertisement -

Liria e shprehjes ështē elementi kryesor i demokracisë. Ajo dhemb shpeshherë. Kur hoxha Mazllami e quajti flamurin kombëtar leckē, ndërsa shqiponjën dykrenare zog të cilin ne nuk e adhurojmë.

- Advertisement -

Nëse shqiptarët i shkojnë prapa hoxhës për këto deklarata, atëherë ai ia ka qëIIuar. Nëse shqiptarët pikërisht për këto deklarata e braktisin dhe besimtarët i shkojnë prapa hoxhallarëve patriotë, të cilët flamurin kombëtar e kanë në zemër, atëherë nuk ia ka qëIIuar aspak.

Problematike do të ishte sikur të gjithē hoxhallarët, pruftërinjtë apo klerikët tjerë njëzëri të proklanonin kundër flamurit kombëtarë dhe ta përdhosnin atë. Atēherë do të kishte njē mendim monist, e kundërta e demokracisë. Por, është jodemokratike edhe sikur të gjithë të mendojnë njësoj në të kundërtën, që flamuri kombëtar është gjithçka pēr ne. Demokracia zhvillohet me mendime ndryshe. Kush ia qëllon, atë e do populli. Kush jo, e braktis.

- Advertisement -

Pra, mënyra e shprehjes e paorganizuar apo kontrolluar nga ndonjë mekanizëm central, është rregullator i demokracisē dhe ndërtues i shoqërisë së lirë.

Në këto rrethana, nuk guxon askush askënd ta kërrcënojë apo t’ia cënojë integritetin fizik. Kjo, sepse liria e shprehjes përfundon aty ku fillon liria e shprehjes e tjetrit. Çdo tejkalim i saj, është cenim. Pra, edhe liria e shprehjes ka kufij, pir ata gjithmonë lidhen me individin e në asnjë mënyrë me fenomenet shoqërore apo proceset e përgjithshme.

Mund ta shash njē fe, por nuk mund ta shash dikë vetëm pse i përket asaj feje. Kjo, pasi ai është racizëm.

- Advertisement -

Feja, gjuha, ngjyra, zakonet janë pjesë përbërse të identitetit të një individi dhe çdo paragjykim nē kētë pafajësi është i dënueshëm./Kosova ime

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -