11.8 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Për shkak të Shefqet Krasniqit – gazetari Ridvan Berisha e ndërron emrin

- Advertisement -

Imami Shefqet Krasniqi para pak kohe e kishte pagëzuar një pjesëtar të komunitetit serb me emrin Ridvan.

- Advertisement -

Qytetari në fjalë, u konvertua nga besimi ortodoks në atë islam, kurse emri i tij fillestar ishte Radovan.

Me këtë rast imami Krasniqi gjatë ceremonisë së pagëzimit nuk kishte nguruar ta quante edhe vëlla Radovanin e konvertuar në Ridvan. Madje ai kishte shkuar aq larg sa ta konsideronte atë edhe më të mirë se pjesa tjetër e besimtarëve islam. E të mos flasim për sulmet e tij të njohura ndaj ikonës së humanizmit shqiptar, Nënës Terezë.

- Advertisement -

Ky akt si duket e ka revoltuar gazetarin e njohur Ridvan Berisha.

Kështu në shenjë proteste ndaj kësaj sjellje të hoxhës, Shefqet Krasniqi, ai ka vendosur ta ndërrojë emrin e tij nga Ridvan në Rid. Pra tash e tutje gazetari në fjalë do të quhet Rid Berisha.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -