16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Për shkak të mbulesës, mësueses nga Suhareka i pamundësohet ushtrimi i profesionit

Kohëve të fundit një ndër debatet që ka nxitur më së shumti reagime në Kosovë është për mbulesën e femrave.

- Advertisement -

Kjo bëri që të krijohet një peticion për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon mbulesën në institucionet shkollore.

Kryeministri i Kosovës lidhur me këtë çështje ka thënë se pragu i mbulesës duhet të jetë 16-vjeç, mirëpo as nga MASHTI as ndonjë institucion tjetër nuk ka ndonjë vendim për ndryshimin e këtij udhëzimi, shkruan Zeri.info.

Vendimi për t’u mbuluar i kushtoi me largim nga puna mësueses suharekase Remzije Lezi.

- Advertisement -

Sipas avokatit Muhamet Muja, mësueses së matematikës i është pamundësuar kundërligjshëm ushtrimi i profesionit, pa ndonjë fakt.

Lezi punonte në shkollën “Flamuri i Arbërit” në fshatin Reshan të Suharekës.

Avokati Muja ka thënë se ajo ka më shumë se 30 vjet përvojë pune si dhe e ka dëshmuar vetën si mësuese e denjë.

- Advertisement -

“Mos u bëni shoqëri e shurdhër e memece”, u shpreh Muja. /Zëri

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -