14.9C
Pristina
8 Maj, 2021 - 17:42

Për një Kosovë të mjerë, tallava

Nga Viktor Buzhala

Njoh plot gazetarë të zotët në Kosovë. S’ka shans të vijnë në shprehje. Në skenen mediatike i kemi vetëm ata tallava. Ata lexohen, komentohen e pëlqehen.

Njoh edhe plot këngëtarë të mrekullueshëm që iu është shuar karriera, pasi si dëgjon më kush. Madje, rast flagrant është këngëtari im i preferuar dikur, Sabri Fejzullahu që nga muzika e mirëfillt, për të mbijetuar u bë tallava. Disa tjerë iu futën politikës. Ne dëgjojmë vetëm tallava, na dalldis ajo muzikë.

Sportistët e mirë punojnë kamariera, pasi s’mund të stërviten, skanë ku e si. Vendin e tyre e kanë zënë do tallava furbollistë që s’kanë lidhje me top. Luajnë tallava futboll.

Arti i vetëm që vlen në këtë vend ka pamje silikoni dhe filtera instagrami. Tallava hesapi.

Njoh plot ekonomistë, juristë, inxhinierë, matematicienë, që ose janë pa punë, ose dikah në qoshe. S’ka shans të vijnë në shprehje. Liderë janë disa tallava, të cilët e kanë mjeruar ekonominë, drejtësinë e kanë çu në fund, shkenca as që ekziston në kētē vend. Gjithçka është tallava, niveli më i ulët i organizimit të një shoqnie, të një shteti.

Krejt këtë sistem e ka ndërtu ky popull.

Zatën tallava në formên pak më të sofistikuar në shund dhe kiç ekziston në çdo shoqëri. Por, vlera dhe antivlera kanë prezencë të paktën të njëjtë dhe janë të faktorizuar njëjtë. Këtu, çdo gjë është antivlerë.

Ka ardhe koha kur duhet me reflektu.

Kur të dëgjoni dikë vetëm pse di ne shajtë ose me i paketu gjanat mirë, dijeni që jeni tu e ndërtu një sistem ku kanë vlerë vetëm sharjet.

Filloni e dëgjoni profesionistët. Keni me ua pa hajrin.

Kur të intervenoni për djalin a vajzën tuaj për më e zënë një vend të pamerituar, dijeni që jeni tu ia shkatërru të ardhmen nipit ose mbeses tuaj. Mos intervenoni dhe rekomandojeni dikënd që iu ka ra në sy.

Kur ta shikoni dikënd që ka talent për furboll, blijani së paku një top. Organizohuni rreth sportit e ndihmoni ata. Keni mu knaqë ti kqyre e keni me u krenu kur t’na zbardhin fytyrën në botë.

Krejt këto janë lehtë të arritshme. Mjafton ta heqim tallavanë nga mendja dhe zemra jonë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese