11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Rusët deklarohen për marrëveshjen Kosovë -Serbi, suImojnë ambasadorin Hill

Moska ka reaguar pasi Kosova e Serbia u dakorduan të shtunën që shkoi që qarkullimi ndërmjet dy vendeve të bëhet me letërnjoftime.

- Advertisement -

Sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë “arritja e një kompromisi të pjesshëm për dokumentet personale ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës uli disi tensionet në Kosovë dhe Metohi, por pyetja themelore mbetet nëse Perëndimi është i gatshëm të marrë seriozisht interesat legjitime të Serbisë”.

Rusia e cila muaj më parë sulmoi Ukrainën dhe është dule luftuar atje edhe tani thotë se bazë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, “deshi apo jo dikush”, mbetet Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila “përcakton qartë integritetin territorial të Serbisë”.

Aleatët e Serbisë thonë se është e papranueshme të zhvlerësohen elementet kyçe të arritura gjatë dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sic është “krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe si mekanizëm për sigurimin e të drejtave të serbëve në Kosovë dhe Metohi”.

- Advertisement -

Po ashtu rusët thonë se deklaratat e lidershipit serb për marrëveshjen e arritur konfirmojnë se Beogradi vlerëson me maturi atë që është arritur, si detyrë parësore nënvizon mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë dhe “nuk ka iluzione për mundësinë e ndryshimit të qasjes proshqiptare e Perëndimit”.

Rusët theksojnë se “po i ndjekin nga afër ngjarjet dramatike në Kosovë” dhe se situata atje është përshkallëzuar përsëri muajin e fundit, duke iu afruar skajit të një konflikti ndëretnik për shkak të qëllimit të “autoriteteve të vetëshpallura”, sic I referohen ata Republikës së Kosovës.

Diplomacia ruse ka akuzuar BE’në e cila, sipas tyre, ka treguar edhe një herë pafuqi dhe mosgatishmëri për të hyrë në “klinç” me “elitën arbitrare të shqiptarëve të Kosovës, madje edhe butësi ndaj ekstremistëve të Prishtinës”.

- Advertisement -

Pastaj rusët, në deklaratë, merren me Ambasadorin amerikan në Beograd, Chris Hill.

“Presioni ndaj Serbisë për shkak të Kosovës dhe Metohisë vjen në mes të tentativave për të prishur marrëdhëniet e saj me Rusinë”

“Amerikani çuditërisht me kokëfortësi nuk dëshiron të shohë shenja miqësie midis Serbisë dhe Rusisë. Në të njëjtën mënyrë, ka indinjatë për vizitën e fundit në Rusi të Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin. A është puna e një Diplomati amerikan të vlerësojë udhëtimet e përfaqësuesve të qeverisë serbe”, pyet Ministria ruse.

“Me deklaratat e tij sinqerisht të vrazhdë për këtë, zyrtari i Departamentit të Shtetit ka ekspozuar edhe një herë qëndrimin thellësisht armiqësor të Uashingtonit ndaj politikës së pavarur multivektoriale të Beogradit, mbi bazën e së cilës ndërtohet bashkëpunimi ruso-serb, i cili nuk futet në llogaritjet amerikane të një monopoli në lidhjet Perëndimin me Serbinë” theksohet në deklaratë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -