fbpx
9.8 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Për ju që keni frikë nga gjilpëra, Kina zbulon vaksinën anti-COVID që merret nga goja

Qyteti kinez i Shangait filloi të administrojë një vaksinë kundër COVID-19 të mërkurën, e cila mund të merret nga goja, në atë që duket të jetë e para në botë.

- Advertisement -

Vaksina, në formë spërkatësi që thithet përmes gojës, ofrohet falas si një dozë përforcuese për individët e vaksinuar më parë, sipas një njoftimi të postuar në një llogari zyrtare të qytetit në mediat sociale, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Vaksinat pa gjilpëra mund t’i bindin njerëzit që nuk u pëlqen të vaksinohen, si dhe të ndihmojnë në zgjerimin e vaksinimit në vendet e varfra, sepse ato janë më të lehta për t’u administruar.

Kina nuk e ka të obligueshëm vaksinimin, por dëshiron që më shumë njerëz të marrin vaksina përforcuese përpara se të lehtësojë kufizimet e rrepta të pandemisë “zero COVID” që po frenojnë ekonominë dhe gjithnjë e më shumë janë jashtë sinkronizimit me pjesën tjetër të botës. Në pranverë, banorët e Shangait përjetuan një bllokim prej javësh pas një rritje të rasteve.

- Advertisement -

Efektiviteti i vaksinave që merren nga goja nuk është shqyrtuar plotësisht. Agjencitë rregullatore kineze i miratuan ato në shtator, por vetëm si dozë përforcuese, pasi studimet tregojnë se ato shkaktojnë një përgjigje të sistemit imunitar tek ata njerëz që kanë marrë më parë dy vaksina kineze, të cilitdo lloji.

“Ishte si të pish një filxhan çaji apo qumështi”, tha një banor i Shangait në një video të postuar nga një media shtetërore kineze në internet. “Kur e thitha, kishte pak shije të ëmbël”.

Vaksina u prodhua nga kompania kineze farmaceutike “CanSino Biologics Inc.” e cila përdor një virus relativisht të parrezikshëm që shkakton të ftohtin.

- Advertisement -

“CanSino” ka thënë se vaksina e thithur ka përfunduar provat klinike në Kinë, Hungari, Pakistan, Malajzi, Argjentinë dhe Meksikë. /Klankosova.tv

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -