15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

“Për herë të parë që nga pasIufta”, Sveçla jep lajmin e madh për patrullimet në vijën kufitare me Serbinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës ka filluar sot me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

Sipas Sveçlës, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.

- Advertisement -

“Për herë të parë që nga pasIufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!”, ka shkruar Sveçla.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -